Vdekja Ringjallja

Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej të cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
(Sure Xhum’a:

HYRJE

Vdekja mund t’ju vjen në çdo moment. Kushedi, ndoshta ky është ai moment. Ose, mund të jetë shumë më afër se që keni menduar ndonjëherë.

Këta rreshta mund të jenë mundësia e fundit, përkujtuesi i fundit, paralajmërimi i fundit para se t’ju vjen vdekja. Derisa jeni duke lexuar këta rreshta, kurrë s’mund ta dini nëse do të jeni gjallë në orën që pason. Qoftë edhe nëse vërtetohet se është ashtu, asgjë s’mund t’ju garantoj se do të jetoni edhe një orë tjetër. A është e sigurt se do të jeni gjallë pas edhe një çasti të vetëm e lëre më një orë. Nuk ka asnjë garancë se do të arrini ta përfundoni këtë libër. Vdekja do t’ju vjen, me siguri, në një kohë kur, vetëm një çast më herët, as që ju ka shkuar mendja për vdekjen.

Read more...
 
PARAGJYKIMET DHE FAKTET Print E-mail
Gjatë gjithë historisë, njeriu është përballur me sukses me shumë probleme në dukje të vështira. Por vdekja ka mbetur e pashmangshme. Çdo njeri që shfaqet në tokë pa marr parasysh kur, e ka të paracaktuar të vdes. Njeriu jeton vetëm deri në një ditë të caktuar dhe pastaj vdes. Disa vdesin në moshë shumë të re, derisa janë ende foshnje. Të tjerët kalojnë të gjitha periudhat e jetës dhe përballen me vdekjen në moshë të shtyrë. Asgjë që ka njeriu, as prona, pasuria, pozita, fama, madhështia, siguria dhe as pamja e mirë s’mund ta zmbrapsin vdekjen. Të gjithë njerëzit janë të paaftë përballë vdekjes dhe do të vazhdojnë të jenë pa përjashtim.
Read more...
 
VDEKJA E V˒TETˠDHE AJO QˠV˚HGOHET LIDHUR ME VDEKJEN Print E-mail

Vdekja e shpirtit (vdekja e vërtetë)

A keni menduar ndonjëherë për mënyrën se si do të vdisni, si duket vdekja dhe çfarë do të ndodhë në momentin e vdekjes?

Deri më tani, askush prej atyre që kanë vdekur nuk është ringjallur dhe që do të mund të ndante me ne përvojat dhe ndjenjat e tij të vërteta për vdekjen. Duke qenë puna kështu, teknikisht është e pamundshme të mblidhen informata lidhur me atë se çfarë është vdekja dhe çfarë ndjenë njeriu në momentin e vdekjes.

Read more...
 
RINGJALLJA Print E-mail

…Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate. Andaj edhe pyet: "Kur është Dita e Ringjalljes?" E, kur të merren sytë (të parët)? E të zëhet hëna (errësohet), Dhe të bashkohet dielli e hëna. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!" Jo, nuk ka strehim! Atë ditë vetëm te Allahu yt është caku! (Sure Kijame: 5-12)

PARATHËNIE

Besimi në ahiret (jetën e përtejme)

Besimi në ahiret është njëra prej shtyllave më të rëndësishme të besimit. Në suren e parë të Kuranit, pas atributeve të Tij, “i Gjithëmëshirshmi” dhe “Mëshirëploti”, Allahu pohon se “Ai është Sunduesi i Ditës së Gjykimit” (Sure Fatiha: 4). Në ajetin e tretë të sures tjetër, thuhet se besimtarët janë “…ata të cilët e besojnë të fshehtën…” (Sure Bekare: 3)

Read more...
 
VDEKJA E GJITH˓ISˉ Print E-mail

Në Kuran, pohohet se përveç të gjitha qenieve të krijuara, edhe gjithësia do të përballet po ashtu me vdekjen. Nuk është vetëm njeriu i vdekshëm. Të gjitha kafshët dhe bimët vdesin. Madje edhe planetët dhe yjet vdesin. Vdekja është fat i përbashkët për gjithçka që është krijuar. Në praninë e Allahut, në një ditë të paracaktuar, të gjithë njerëzit, të gjitha gjallesat, bota, dielli, hëna, yjet, shkurt, e gjithë bota materiale do të zhduket. Në Kuran, kjo ditë quhet “Dita e Ringjalljes” Kjo është “…Dita kur njerëzit ngriten (prej varreve) për të dalë para Allahut të bojërave. (Sure Mutaffifin: 6)

Read more...
 
XHEHENEMI (FERRI) Print E-mail

…Pse ai shumë mendonte, radhite e përgatiste (për Kuranin). Qoftë i shkatërruar, po si perceptonte? Prapë qoftë i shkatërruar, po si perceptonte? Ai sërish thellohej në mendime. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi. E tha: "Ky (Kurani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!" E Unë atë do ta hedhë në Sekar! E, ku e di ti se çka është Sekar? Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
(Sure Mudeththir: 18-29)

PARATHËNIE

Mashtrimet dhe faktet

Vendi, ku do të banojnë përjetësisht jobesimtarët, është krijuar veçanërisht për t’i shkaktuar dhimbje trupit dhe shpirtit njerëzor.

Kjo ndodhë për të vetmen arsye se jobesimtarët janë fajtor për padrejtësi të madhe dhe drejtësia e Allahut përmban ndëshkimin e tyre. Të qenit jo mirënjohës dhe kryengritës ndaj Krijuesit, Atij që i jap shpirt njeriut, është padrejtësia më e madhe që mund të bëhet në tërë gjithësinë. Prandaj, në ahiret ekziston një ndëshkim i rëndë për një gjynah të tillë të tmerrshëm. Për këtë qëllim shërben xhehenemi. Njeriu është i krijuar për të qenë rob i Allahut. Nëse ai e mohon qëllimin kryesor të krijimit të tij, atëherë ai padyshim se merr atë që meriton. Allahu thotë si vijon në njërin prej ajeteve:

Allahu juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehenem". (Sure Gafir: 60)

Read more...
 
VUAJTJA E XHEHENEMIT D˒GIMI NˠXHEHENEM Print E-mail

Xhehenemi…Ky vendbanim, ku atributet e Allahut, el-Xhabar (Imponuesi), el-Kahar (Nënshtruesi) dhe el-Muntekim (Hakmarrësi) manifestohen përjetësisht është krijuar veçanërisht për t’i shkaktuar vuajtje njeriut. Në Kuran, xhehenemi përshkruhet sikur të ishte një qenie e gjallë. Kjo krijesë është përplot zemërim dhe urrejtje për jobesimtarët. Që nga dita kur është krijuar, pret me padurim që të hakmerret mbi jobesimtarët. Etja e xhehenemit për jobesimtarët kurrë nuk mund të shuhet. Urrejtja e tij ndaj jobesimtarëve e bën atë të tërbohet. Kur takon ata të cilët mohojnë, tërbimi i tij bëhet më i fortë. Krijimi i kësaj flake i shërben një qëllimi të vetëm: të shkaktojë vuajtje të padurueshme. Me të vërtetë, ai do ta kryej detyrën e tij dhe do të japë dhimbjen më të rëndë të mundshme.

Read more...
 
Chati
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free