Shpat Kasapi

Image"MË BESO" U MIRËPRIT NGA ADHURUESIT E MIJ

Është fakt që unë t'i jap më shumë prioritet shkollës, ndërsa muzika është vetem një hobi për mua, por mundohem që t'i përballoj të dyjat. Arti është art, ndërsa shkolla dituri.

L: Nxorët albumin e parë. Si titullohet albumi dhe na thoni diç më tepër për këtë album?
Kasapi: Ky album përmban 10 këngë. Albumi mban titillin “Më beso”, këngë e cila më pëlqen po besoj që kjo ka gjetur përkrahje edhe tek adhuruesit dhe dëgjuesit e muzikës zbavitese. Desha të pohoj se ky është albumi im i parë i cili është në shitje vetëm në Maqedoni por për një kohë të shkurtë do të del në treg edhe më gjërë si në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë me disa hite të reja.

L: Kush është autor i teksteve dhe muzikës, dhe në cilën studio i keni të inçizuara këngët?
Kasapi: Autorë të teksteve janë, Rami Kamberi-shkrimtarë , z. Puntorie Muça-Ziba shkrimtare e njohur, Murat Isaku, Miradie Maliqi dhe Ermira Shabani. Këto këngë jane të incizuara në studion e Eroll Jakupit i cili me të vërtetë ka punuar me seriozitet që këngët e mia të jenë në piedestalin e duhur.

L: Më thoni se cilit stil i përkasin këngët e juaja?
Kasapi: Shumica e këngëve i përkasin stilit R en B ndërsa disa prej tyre janë oriental dhe të lehta dhe besoj se çdo dëgjues do ta gjejë veten te ndonjë këngë që atij i pëlqen.

L: Ç'ju shtyri të mereni me muzikë. Zëri, sharmi apo diçka tjetër?
Kasapi: Zëri im ishte ai i cili më shtyri që unë të merem me muzikë pasi që atë e zbuluan edhe prindërit e mi dhe unë personalisht i vura një detyrim vetvetes që të marë pjesë nëpër festivale dhe të bashkëpunojë me kompozitorë të ndryshëm.

L: Na tregoni për sukseset që keni aritur si yll i ri i estradës shqipe?
Kasapi: Unë kam kënduar qysh në moshën 10 vjeçare ku kam fituar çmim të parë në festivalin për fëmijë "Bletzat 97" dhe nëpër festivale të tjera për fëmijë ndërsa në festivalin "Nota Fest 2000" mora pjesë si debitant dhe u pranova shumë mirë nga publiku. Pastaj në festivalin “Këngët e stinës 2002” në Shqipëri ku u shpërbleva me çmim të parë dhe ajo ishte një befasi e madhe për mua, një hap drejt afirmimit tim i cili më shtyri që unë të merem me profesionalisht me muzikë dhe më pas “Nota Fest 2002” dhe “Show fest 2003” në Kosovë ku po ashtu më vlerësuan këngën. Më pëlqeu pasi që festivali ishte Live.

L: Sa Shpati bashkëpunon me këngëtar dhe këngëtare tona?
Kasapi: Nuk kam pasur ndonjë bashkëpunim të veçantë, me ndonjë këngëtarë apo këngëtare tonë. Mendoj se në të ardhmen do te kem.

L: Keni ndërmend të bëni ndonjë video-klip të ndonjë kënge?
Kasapi: Po. Pres përgjigje nga disa kompani për sponzorim të video - klipit tim të dytë të cilin shpresoj që brenda këtyre dy muajve do të realizohet dhe do të jetë më cilësor se ai i pari.

L: Ju jeni nxënës dhe me sa di jeni duke ndjekur mësimet në kolegj. Sa arrini që të mereni me të dyja punët paralelisht?
Kasapi: Është fakt se unë i jap më shumë prioritet shkollës, ndërsa muzika është vetem hobi për mua dhe mundohem që t'i përballoj të dyjat. Arti është art, ndërsa shkolla dituri.

L: Më thoni për planet tuaja në të ardhmen?
Kasapi: Planet e mija për të ardhmen.... Ta përfundojë shkollimin e mesëm e pastaj të mendojë për fakultet. Tjetra do të ishte që të mendoj për albumin tim të dytë të cilin do të fillojë ta përgatisë pas vitit të ri.



                          

                  


 














 











 

 
Chati
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free