Mjeksi
 
ImageUlliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit te  ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”
Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.”  (Mu’minun, 20)
 
Read more...
 
Denatyrimi i DNA Print E-mail
Written by admin   
Friday, 25 December 2009
ImageNe kete material perdoret fjala DNA ne vend te ADN dhe RNA ne vend te ARN, per te perdorur terma sa me nderkombetare dhe qe te mos keni probleme me kerkimet tuaja ne internet.
Nje gje qe duhet pasur parasysh eshte se makromolekulat ne nje organizem nuk jane ne gjendjen e tyre me te qendrueshme (me stabel), po te ishte keshtu asnje nga reaksionet qe keto makromolkula kryejne nuk do te ishte e mundur.
Po keshtu edhe DNA nuk eshte nje molekule statike, por peson ndryshime te shumta ne baze te reaksioneve ne te cilat merr pjese. Nese DNA do te ishte molekule statike, nuk do te ishte i mundur hapja e DNA per kopjimin e DNA ose per transkriptimin e DNA ne RNA.
Read more...
 
Infarkti, si ta parandalojmë Print E-mail
Written by admin   
Saturday, 17 October 2009
Image Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.

Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.

Sëmundjet e zemrës

Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore.

Last Updated ( Saturday, 17 October 2009 )
Read more...
 
Cili është sekreti i dietave Print E-mail
Written by admin   
Saturday, 17 October 2009
ImageTë kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme.

1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon.

2: Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin.

Last Updated ( Saturday, 17 October 2009 )
Read more...
 
Argjinarja, ilaçi që i mungon kuzhinës sonë Print E-mail
Written by admin   
Saturday, 17 October 2009
Image Argjinarja është një bimë me një kërcell të gjatë dhe një lule. Kërcelli i saj shkon deri ne 1,5 m. Gjethet mbulojnë njëra tjetrën dhe në lulëzim, një lule e madhe i del në krye. Atë e gjejmë sot me emrat si argjinare, artichaut (frëngjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, siç i thonë amerikanët, etj.

Prof. Lea Joanis Tomatis

Argjinarja, në fillim ajo u përdor si ilaç dhe nuk kishte hyrë ende në kuzhinën perëndimore apo arabe, të cilët e huazuan menjëherë. Atëherë e shikonin si një bimë afrodiziake dhe shpesh ua ndalonin femrave, që të mos eksitoheshin.

Një bimë anti-oksiduese

Argjinarja është një bimë anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Tek angjinarja ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë. Po kështu në përbërjen e argjinares gjejmë një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit.

Inulina është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo kontrollon glikeminë dhe lipidet e gjakut. Por argjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit



Çfarë është gripi i derrit? Print E-mail
Written by admin   
Sunday, 10 May 2009
Gripi i derrit, njihet si sëmundje frymarrjeje që shkaktohet nga virusi i gripit të tipit A që normalisht rastiset tek derrat dhe kjo sëmundje mund të përhapet me shpejtësi. Gripi i derrit (swine influenza, "swine flu"), është sëmundje në rrugët akute të frymëmarrjes që ngjitet nga kontaktet e dendur me derrat.

Përqindja për t'u prekur nga kjo sëmundje demonstron një prirje të lartë, ndërsa përqindja në rastet e vdekjes tregon një prirje të ulët (1- 4%). Virusi ngjitet me anë të rrugëve të frymëmarrjes ndërmjet derrave, përmes kontaktit direkt dhe indirekt dhe nëpërmjet mbartës (asymptomatic) të virusit, por që nuk tregojnë asnjë shenjë të kësaj sëmundjeje. Sëmundja tek derrat mund të shfaqet gjatë gjithë periudhave të vitit. Kurse në zona me klimë të butë tregon rritje në vjeshtë dhe në muajt e dimrit. Shumë vende i vaksinojnë vazhdimisht tufat e derrave.
Read more...
 
Apandesiti Print E-mail
Written by admin   
Wednesday, 29 April 2009
Image Apandesiti është infektimi një pjese shtojce të zorrës se trashë. Apandesiti shfaqët me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tëk të rriturit.
Tek kafshët apandesiti luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi
Çfarë e shkakton apandesitin?

Apandesiti mund të shkaktohet nga nje infeksion ose nga dicka që bllokon (psh mbeturina jashtëqitje të forta).
Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rruget e tretjes pushtojnë muret e apandesitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.
Last Updated ( Wednesday, 29 April 2009 )
Read more...
 
Zbulohet kurra e kancerit Print E-mail
Written by admin   
Wednesday, 29 April 2009
ImageToronto - Një zhvillim mjaft i rëndësishëm për parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit. Anëtar i Insitutit të Kërkimeve Mjekësore Samuel Lunenfeld, në spitalin e Toronto Mount Sinai në Kanada, Dr. Marc Wrana ka zbuluar një mënyrë kurrimi të sëmundjes vdekje prurëse, mundësia e kurrimit e cila ofron arrin deri në 80 për qind. Sipas një artikulli të publikuar në The Journal Nature Biotechnology, metoda më e re e kurrimit të Kancerit të Gjirit është quajtur “DyNeMo (Dynamıc Network Modularity)” dhe mundëson përcaktimin e pjesëve të trupit ku qelizat e prekura nga Kanceri në fjalë mund të përhapen. Në këtë mënyrë, mjekët do të mund të parandalojnë përhapjen e tyre në drejtime të ndryshme të trupit të njeriut.
Last Updated ( Wednesday, 29 April 2009 )
Read more...
 
Disa keshilla te eksperteve per te shmangur stresin Print E-mail
Written by admin   
Monday, 24 November 2008
Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.
Read more...
 
Domatet, mollet dhe rrushi mbrojne nga tumori ne prostate Print E-mail
Written by admin   
Monday, 24 November 2008

Tumori në prostatë është një patologji që po shtohet çdo vit e më shumë, aq sa të dhënat flasin për një situatë alarmante: sipas të dhënave të Giario Conti, drejtor i repartit të Urologjisë, stili i jetës i papërshtatshëm, kequshqyerja, stresi apo dieta jo e balancuar janë disa nga arsyet që çojën ën shfaqjen e kësaj forme tumorale. Shkaqet e shfaqjes mund të jenë të shumta, mund të kenë origjinë me natyrë gjenetike apo të shkaktohen nga sjellje dhe stili i jetës i paekuilibruar. Por a mund të parandalohet kjo sëmundje? Gigliola Sica, drejtor i Institutit të Histologjisë dhe Embriologjisë në Universitetin Katolik të Romës, ka shpjeguar se si një dietë që përfshin mollë, qepë, sojë, por edhe çaj jeshil, domate, dhe rrush mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj neoplazie. Domatet përmbajnë likopen, një antioksidantë që mund të ulin rrezikun që lidhet me shfaqjen e tumorit; ndërsa katekinat që ndodhen te çaji jeshil, pengojnë rritjen e qelizave tumorale, ndërsa acidet yndyrore polisaturnë që ndodhen tek peshku dhe karetoenoidet e frutave dhe perimeve kanë një efekt mjaft pozitiv mbi qelizat prostatike.

 
 
Advertisement
 
Chati
 
 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=